“Basha e Berisha, i njëjti model”, Shano: Në PD do ketë “8 janare" deri në vendim të formës së prerë

“Basha e Berisha, i njëjti model”, Shano: Në PD do ketë “8 janare" deri në vendim të formës së prerë

Eksperti i Ekonomisë Dritan Shano deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se zhvillimet e fundit në PD janë një 8 janar i vogël, dhe sipas tij kjo gjë do të vijojë deri sa të kemi një vendim të formës së prerë nga gjykata. Shano i konsideron Bashën dhe Berishën të njëjtin model që sipas tij janë dy njerëz të rrëzuar me votë nga shqiptarët.

Unë nuk e di çfarë do bëjë Basha apo Berisha. Janë një model politik identik me njëri-tjetrin, njëri ka prodhuar tjetrin. Nuk mendoj se si Berisha ashtu edhe Basha prodhojnë ndonjë lloj dobie për shqiptarët. Patjetër që duhet të ishin larguar të dy. Para se të ndodhte gara mes Bashës dhe Olldashit kam shkruar për nevojën që ka PD, por edhe shoqëria shqiptare për të kufizuar mandatin e kryetarit. Të dy janë njerëz të papëlqyer nga shqiptarët, janë rrëzuar me votë nga shqiptarët. PD është më e vogël se sa egot personale të këtyre individëve”.

Ndërsa komentoi rikthimin e ish-kryeministrit Berisha në mbledhjet e grupit parlamentar demokrat, Shano tha:

Nuk besoj se forumet e PD-së mund të veprojnë për sa kohë nuk ka një vendim përfundimtar të gjykatës, se kush do ta ketë vulën nuk mund të bëjë gjë. Ajo që ka ndodhur sot është një 8 janar i vogël, dhe kjo do të ndodhë derisa të kemi vendim të formës së prerë. Do vazhdojmë të kemi të njëjtën situatë derisa të vendoset se kush nga dy grupimet do vazhdojë të ketë siglën dhe vulën. Shumica dhe pakica nuk ndryshojnë nga asgjë përveç se nga emrat dhe axhendat e atyre që i udhëheqin. Ardhja e Berishës ishte e vetmja formë që ai të vijonte jetën politike aktive përballë SHBA-ve”.

I pyetur mbi mundësinë e mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Shano u shpreh:

Të gjitha këto derisa të shpallet vendimi nga gjykata janë përsëritje të 8 janarit, asgjë më shumë. Sot që flasim nuk ka opozitë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy