
Një zyrtar policor është sulmuar në Veri të Mitrovicës.
Zyrtari ka thënë se dikush ka tentuar ta godasë me automjet dhe më pas ka goditur maknën e tij.
“Ankuesi mashkull kosovar-zyrtar policor, ka informuar se deri sa ishte në kryerje të detyrës, një person i panjohur me veturë ka tentuar ta godas dhe gjatë tentimit ka goditur veturën zyrtar të PK-së”, thuhet në raportin e PK-së.



