Përplasen dy makina në autostradën Elbasan-Tiranë, vdes 58-vjeçarja dhe lëndohen tre të tjerë

Përplasen dy makina në autostradën Elbasan-Tiranë, vdes 58-vjeçarja dhe lëndohen tre të tjerë

Aksident i rëndë me pasojë një të vdekur dhe 3 të plagosur është regjistruar në orët e vona në autostradën "Elbasan-Tiranë".

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor shoqëruan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 60 vjeç, pasi në autostradën "Elbasan-Tiranë", duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi I. V., 34 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasja E. V., 58 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtohej nga shtetasi I. V.

Po si pasojë e përplasjes së automjeteve, janë dëmtuar shtetasi I. V., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy