
Seanca e posaçme parlamentare, e planifikuar të mbahej për ditën e sotme prej orës 18:00, është shtyrë për ditën e nesërme.

Në këtë seancë pritet të votohen ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, ndryshime të cilat u bënë të ditura nga kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste.
Kryeministri Rama menjëherë pas mbylljes së Kongresit u shfaq në Presidencë për të paraqitur propozimet e tij, të cilat dekretohen nga Kreu i Shtetit, Bajram Begaj.
Në seancën e nesërme pritet të bëhet votimi i fshehtë për emërimin e Elisa Spiropalit si kryetare e re e Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.
Gjithashtu, parlamenti do të votojë hapur për ndryshimet në kabinetin qeveritar, të cilat u shpallën nga kryeministri Rama gjatë mbledhjes së djeshme të Kongresit të PS-së.



