Një influencuese turke tha se po ndiqet penalisht në vendin e saj pasi publikoi foto brenda Muzeut të Seksit në Amsterdam.
Merve Taskin, 23 vjeçe, publikoi fotografi të lodrave të seksit që bleu në muze gjatë një udhëtimi për ditëlindje në Holandë në janar të vitit të kaluar.
Disa muaj më vonë ajo tha se u arrestua në Turqi, pasi sipas autoriteteve fotot kishin përmbajtje të turpshme dhe kjo gjë konsiderohet krim.
Tashmë ajo thotë se është thirrur në Gjykatë për t’u përballur me akuzat.
Sipas ligjit turk, çdo person që publikon materiale të turpshme gjobitet ose dënohet me tre vite burg.
"Qëllimi im ishte të bëja shaka," tha Taskin, një personazh i njohur Instagrami në Turqi me pothuajse 600,000 ndjekës.
Taskin, e cila jeton në Stamboll, tha se vizitoi Amsterdamin me dy shoqe për të festuar ditëlindjen e saj të 22-të.
Taskin publikoi foto në Instagram të mallrave në shitje si: makarona në formë penisi dhe një hapëse birrash me motive seksi.
Për Taskin, fotografitë ishin të pafajshme, por në Turqi, autoritetet e morën në një pikëpamje tjetër.



