
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti pritet të takohen sot me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.
Përmes një postimi në "Twitter" Osmani thotë se do të takohet me Blinken për ta forcuar më tej partneritetin e hekurt.
“Do t’i diskutojmë mënyrat për t’i afruar dy popujt dhe vendet tona, në këtë kohë kyç për demokracinë, paqen dhe sigurinë në mbarë botën”, shprehet ajo.
"Takimi do të mbahet sot në Departamentin Amerikan të Shtetit në ora 16:30, sipas orës lokale në Uashington D.C., respektivisht në ora 22:30 sipas kohës së Kosovës", thuhet në njoftim.



