
Endri Meksi, specialist IT dhe sipërmarrës, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për rihapjen e basteve sportive.
Meksi deklaroi se ka interesim për ligjshmërinë e procesit, ndërsa shtoi se bastet që funksionojnë në të zezë, paguajnë më shumë në krahasim me atë që duhet të paguajnë në shtet. Sipas tij, aktorët që punojnë në të zezë, duan të licencohen.
Janë ndezur mekanizmat menjëherë pas deklaratës së 31 gushtit. Di të them se kanë qarkulluar disa drafte, kanë dalë disa lajme, mbi evolucionin për draftmin e këtij projektligji. Ka pasur një interes nga tregu, nga ata që mund të quhen aktorët të pa kthjellët, pak me bojë gri. Kjo është shenjë e mirë. Ka interesim për ligjshmërinë e procesit. Më shumë mbetet te idetë, te forma që duan t’i japin. Është një ndryshim i madh nga ai skenar i 2018. Ndoshta ka edhe debate të brendshme, për të ardhmen e këtij sektori.
Ka një farë beteje për aktorët që duan të licencohen. Është një treg që është zhvilluar nga vitet 2010-2018, nga 11 operatorë të licencuar, në 3. Më një proces të fshehjes të disa operatorëve, në një operator. Tani bëhet fjalë për të marrë licenca të reja, do ketë interes nga palët private për tu licencuar. 10 licenca dalin, nuk mendoj se do të aplikojnë më shumë. Kriteret janë formale.
Tregu shqiptar është interesant, por edhe licenca e basteve sportive është interesante, përtej tregut shqiptar. Nuk ka ndonjë nen në ligj që të ndalojë klientë nga jashtë që të luajnë. Kushtet janë për operatorin, jo për lojtarin. Mund të luajnë edhe lojtarët e huaj me kartë krediti. Ai do paguajë taksa në Shqipëri.
Ka pasur debat shpesh mbi kriterin e kartës së kreditit. Askund në ligj nuk thuhet për kartën e kreditit. Do të operohet edhe me kesh. Bastet dhe lojërat e fatit, janë sektor ku lejohet kreditimi. Lejohet loja nëpërmjet emrit të lojtarit. E njeh atë dhe di që ka disa të ardhura dhe e lejon të luajë kesh.
Bastet në të zezë? Nga viti 2018 evoluimi ka qenë pak nga pak, në një formë të paparashikueshme nga askush. Faza ku jemi sot, faza finale është më e kushtueshme, sesa të jesh me letra dhe të paguash në shtet. I paguhet më shumë agjentit, që është personi ose pronari, i cili ka si detyrë për të ruajtur lojtarit dhe mbledhjen e lekut. I kushton më shumë kompania e IT, që harxhon për serverin të fshehur. I kushton shumë shefi i agjentëve. Këto të gjitha bashkë, kushtojnë më shumë, se sa ato 15-25% që kërkon shteti nga të ardhurat bruto. Të gjithë aktorët që janë në treg kërkojnë të licencohen, nuk janë budallenj besoj. A do mbajnë një këmbë në të zezë, është tjetër gjë.



