
Protestuesit dhe policia janë përplasur sërish në Hong Kong me një përshkallëzim që ka parë jo vetëm dy automjete me ujë, por edhe agjentë në Tsuen Wan që drejtuan armët kundër aktivistëve dhe gazetarëve duke qëlluar disa të shtëna paralajmëruese në ajër, sipas mediave lokale. Të dy automjetet u shfaqën në Yeung Uk Road dhe Tai Ho Road, pas hedhjes së tullave dhe bombave molotov drejtuar policisë.



