
Eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se një hyrje e Postës Shqiptare në tregun bankar do të krijonte ‘tërmet’, pasi do bënte konkurrencë të fortë ndaj bankave të nivelit të dytë.
Ofrimi i shërbimit bankar përveç atij financiar nga ana e Postës do ishte vlerë e shtuar nga pikëpamja financiare.
Posta Shqiptare që kur kam qenë në pozicion drejtues e deri tani ka qenë një nga institucionet kryesore të shtetit shqiptar, është kompania që ofron një sërë shërbimesh. Ndërveprimi me qytetarët me grupmosha të ndryshme dhe pensionistët është i përditshëm. Është institution i rëndësisë kombëtare, por ka dhe shtrirjen më të madhe në Shqipëri.
Duhet të kemi parasysh se Posta ka dy shtylla, një është shërbimi postar tradicional. Nga ana tjetër dhe nga pikëpamja e rëndësisë së të ardhurave janë dhe shërbimet si pagesat e pensionisteve, transaksionet dhe pagesa të dritave dhe ujit. Transaksionet ditore dhe vjetore janë të larta.
TregtiA online që ka qenë një nga burimet kryesore të të ardhurave dhe për shkak të ndryshimeve teknologjike. Do duhet të rezervohesha për vlerën e volumit në total.
Çështja e kthimit të Postës Shqiptare në një postë-bankë është jo aq shumë teknike, sesa ka nevojë për vullnet politik. Posta Shqiptare është dyfishi i degëve dhe zyrave bankare. Një hyrje e Postës në tregun bankar do ishte ‘tërmet’, pasi do bënte konkurrencë të fortë ndaj bankave të bankat e nivelit të dytë. Ofrimi i shërbimit bankar përveç atij financiar nga ana e postës do ishte vlerë e shtuar nga pikëpamja financiare.



