Të shtënat gjatë xhirimeve, mbyllet gjyqi ndaj Alec Baldwin

Të shtënat gjatë xhirimeve, mbyllet gjyqi ndaj Alec Baldwin

Një gjyqtare në New Mexico, Mary Marlowe Sommer mbylli gjyqin për vrasje ndaj aktorit Alec Baldwin, pasi zbuloi se shteti kishte fshehur prova të cilat mund të kishin hedhur dritë mbi vdekjen e regjisores së filmit “Rust”.

Alec Baldwin shpërtheu në lot ndërsa gjyqtarja rrëzoi akuzat për vrasje të pavullnetshme.

Gjyqi u pushua tre ditë pas gjyqit të Baldwin në Santa Fe, në një gjykatë vetëm disa kilometra larg vendit ku Halyna Hutchins, një kineaste, u qëllua me një pistoletë të cilën Baldwin po e përdorte në xhirime.

Kjo është hera e dytë që çështja ndaj aktorit pushohet që nga ngjarja e ndodhur në tetor të vitit 2021 dhe ai nuk do të gjykohet më.

Avokatët e aktorit pretenduan se policia dhe prokurorët fshehën prova, një grumbull plumbash, të cilët mund të kishin lidhje me të shtënat.

Drupal Ad

Një aspekt kyç i çështjes ka qenë se si municionet e gjalla përfunduan në set dhe avokatët e Baldwin kanë vënë në dyshim hetimin dhe gabimet e bëra nga autoritetet që përpunuan skenën.

Plumbat, tha avokati i Baldwin, mund të lidhen me vdekjen e Hutchins, por u depozituan në një çështje tjetër me një numër tjetër.

Prokurorët argumentuan se municioni nuk ishte i lidhur me çështjen dhe nuk përputhej me plumbat e gjetur në xhirimet e “Rust”.

Megjithatë, gjykatësja vendosi se ato duhet të ishin ndarë me ekipin mbrojtës të Baldwëin.

“Mbajtja nga shteti e këtij informacioni ishte e qëllimshme. Nuk ka asnjë mënyrë që gjykata ta korrigjojë këtë gabim”, tha gjyqtarja.

Prokurorët nuk do të mund të ngrenë sërish akuza kundër Baldwin, pasi gjyqtarja nuk e vendosi çështjen si të gjykuar keq, por e rrëzoi atë prej shqyrtimit me paragjykime.

Baldwin, i njohur kryesisht për rolin e tij në serialin NBC 30 Rock dhe për portretizimin e Donald Trump në skeçin e shfaqjes Saturday Night Live, qau ndërsa gjyqtarja lexoi një deklaratë të gjatë ku përshkruante me hollësi arsyet e pushimit të çështjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy