Tensionet brenda maxhorancës, PDIU sulmon Metën: Ndaj mendjen dhe boll më si Shvejku! Ose rri në qeveri ose dil në opozitë

Tensionet brenda maxhorancës, PDIU sulmon Metën: Ndaj mendjen dhe boll më si Shvejku! Ose rri në qeveri ose dil në opozitë

Deputetja e PDIU-­së, Mesila Doda ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke i kërkuar kryeparlamentit dhe kreut të LSI­-së, Ilir Meta të ndajë mendjen për çështjen e koalicionit parazgjedhor.

Mesila Doda Në një intervistë dhënë për gazetën “Koha Jone”, deputetja Doda ka kërkuar nga Meta të reagojë pas deklaratës së dhënë nga ministri i partisë së tij, manjani lidhur me pozicionin e PDIU­së, teksa e cilësoi kreun e saj Idrizin deputet të ardhur nga PD-­ja. “Nuk mund të ketë koalicione pa programe të bashkërenduara e të bashkëpranuara. Zgjedhja, nëse dikush është pro apo kundër Çështjes Çame, apo me saktë pro apo kundër Çështjes Shqiptare dhe fuqizimit të faktorit shqiptar në rajon është një lum që na ndan me këdo. Ka patur edhe raste të tjera, siç janë deklaratat që bëhen midis Athinës e në kongres të SYRIZA­s. Janë bërë dhe më parë sulme të tilla dhe më pas trajtohen si shaka të çastit apo si papërgjegjshmëri personale, nga shefat. Unë sot i kërkoj kryetarit të LSI, Ilir Meta të shprehet a është dakord me këtë deklaratë të ministrit të tij?”­ tha ajo.

Sipas Dodës, ka qenë një ftesë e bërë nga zoti Meta dhe zoti Rama, në bashkëdakordësi të plotë, bashkëpunimi me PDIU-­në në koalicion. “Një bashkëpunim që nisi me reformën administrative dhe vazhdoi me miratimin e reformës në drejtësi. Ndërsa forca të tjera mund të hiqnin e të vinin ministra e kryeministra me këtë rast, ne kërkuam veç mbrojtjen dhe përmirësimin e sistemit. Tani, kjo është një kërkesë shumë serioze dhe e përgjegjshme e imja, për të cilën kryetari i PDIU-së nuk do të thotë, siç mund të ndodhë në ndonjë parti tjetër “e kishte nga mendja e saj”,­ thekson ajo.

Doda nënvizon më tej se Meta duhet të përgjigjet a është dakord me deklaratën e ministrit të tij të Drejtësisë, Ylli Manjani? “A është i shqetësuar ai për zgjerimin e këtij koalicioni, zgjerim të cilin sipas vetë zotit Meta, e ka propozuar ai personalisht? Deklarata apo veprime që i gjejmë vetëm në librat e Shvejkut të tipit “ku di unë ç’bëj unë”, nuk mund të pranohen apo të kapërdihen më. Të ndajnë me kë janë aleatë e me kë kundërshtarë, kë duan dhe kë nuk duan, sepse edhe opozitarë edhe ministra, edhe të pakënaqur edhe superpushtetarë nuk ka! Po e mbyll këtu, paçka se kjo mund të jetë çështje që mund të shtjellohet shumë më gjatë e ndoshta edhe me tone shumë më të egra, pasi të tilla ishin deklaratat që dëgjuam dje. Por, duhet të presim një reagim të kryetarit të LSI­së, sepse si zakonisht ne e mendojmë atë që themi dhe nuk e kemi zakon t’i themi gjërat e më pas t’i mendojmë…”­ thote ajo. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy