Ministria e Shkencës, Muho: Do bëjë një vrimë në ujë, si Ministria e Integrimit

Ministria e Shkencës, Muho: Do bëjë një vrimë në ujë, si Ministria e Integrimit

Politikat e reja të kërkimit shkencor tashmë do të jenë në dorë të Kryeministrisë, kjo sipas draftit të ri që mori dritën jeshile në Komisionin për Edukimin. Ardian Muhaj, ekspert i arsimit në Institutin e Albanologjisë, thotë se ministria e re që parashikon projektligji nuk do të zgjidhë asgjë përsa i përket kërkimit shkencor.

Ne kemi pasur një ministri të integrimit që u mbyll pa u integruar ne. Pra, janë emërtime pa produkt. Kërkimi shkencor është në intubim. Vendet që kanë kërkimin shkencor më të avancuar nuk kanë ministri të tillë. Serioziteti i kërkimit shkencor është zero dhe këtu është dallimi i kërkimit shkencor nga i gjithë zinxhiri i edukimit. Nëse pjesët e tjera mundemi t’i mbajmë brenda vetes, kërkimi shkencor është përballja jonë ndërkombëtare, pra matja. Kjo matje ka treguar se jemi inekzistent. Nuk do të zgjidhë gjë, aq sa ka zgjidhur Ministria e Integrimit.

Muho tha se shkenca humbet nga ky projektligj, ndërsa praktika botërore nuk ka asnjë rast të ngjshëm të një ministrie të dedikuar për kërkimin shkencor.

Kanë mbyllur doktoraturat që është e paimagjinueshme. Edhe manastiret kanë pasur rrjetin e tyre të promovimit brenda hierarkisë kishtare. vetëm në Shqipëri është mbyllur një cikël i plotë i dijes.

Kërkimi shkencor nuk mund të shmanget nga departamentet. Edhe ai që është shkencëtar i mirëfilltë që punon vetëm në laborator duhet ta ndajë njohurinë e tij. Ndaj ata kanë një pjesë në mësimdhënie. Përpjekja që të krijohet një ministri e veçantë nuk ekziston në praktikën botërore.

Pedagogët shkojnë në konferenca me shpenzimet e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy