Skandali i Self Care, bizneset pa sistem, milionat fluturojnë

Skandali i Self Care, bizneset pa sistem, milionat fluturojnë

Gazetari Denis Dyrnjaja ka ngritur akuza dhe dyshime të forta në studion e MCN Economy lidhur me zvarritjen e tenderit prej 7.7 milionë eurosh për mirëmbajtjen e sistemit Self Care, duke theksuar se kjo situatë po rëndon mbi biznesin dhe profesionistët, ndërsa sipas tij në prapaskenë fshihen interesa për ta orientuar fondin drejt kompanive të caktuara. Ai vuri theksin edhe te mungesa e reagimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, duke ngritur pikëpyetje se pse institucioni nuk ka ndërhyrë, ndërkohë që problematika prek mijëra subjekte. 

 

Dyrnjaja theksoi se bëhet fjalë për një implikim të drejtpërdrejtë të interesave të grupeve që kanë kontrolluar AKSHI-n dhe shërbimet që burojnë prej tij, përfshirë edhe shërbimin Self Care dhe mirëmbajtjen e tij. Sipas tij, këto grupe kanë dashur që fondi prej 7.7 milionë eurosh të përfundonte tek kompanitë që ata kishin parashikuar, ndërsa e cilësoi situatën si një “betejë” ku barra bie mbi profesionistët dhe biznesin, vetëm sepse, sipas gazetarit, synohet të “gllabërohet çdo fond” që kalon përmes AKSHI-t.

 

Karçanaj ka qenë e falur tek njerëz që kanë qenë ata drejtues të AKSHI-t. ne po kuptojmë që drejtuesja e AKSHI-t ka qenë një kukull. Drejtuesit e vërtetë të AKSHI-t paskan qenë Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Ata e kanë komanduar, kjo ka qenë kukulla e tyre. Jo vetëm për tenderat, por për gjithçka. Vuajnë sot kontabilistët, biznesi. Pse? Se kanë kaluar i gjithë tek bosat. Bosat kane vendosur gjithçka, por nuk kanë menduar kurë që ecuria e sistemit, të paktën sistemin e bën mirë. Jeta për njerëzit normal vazhdon. Këta nuk kanë menduar as për këtë gjë. Këta kanë menduar si të blejnë makina, si t’i dhurojnë ‘Porche’ Karçanajt.  Ajo i kishte dhënë shtëpinë me qira Beqirit. 

 

Për Self Care ka pasur tender 7.7 milion euro për mirëmbajtjen e sistemit që buron që nga viti i kaluar. Në prilli të vitit 2025. Ka pasur ankimim pas tenderit. Dhe çështja në KPP ka shtyrë gjithë kohës procedurën. Komisioni ose e pezullon si procedurë ose konfirmon të drejtën e ankimuesit për çfarë pretendimi ka ai. Kemi zvarritje për shkak të ankimimit që bëhet për tenderin e mirëmbajtjes prej 7.7 milionë eurosh për sistemin Self Care. Është shtyre për 5-6 muaj, kemi ardhur në dhjetor. Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve nuk reagon fare. Ka pikëpyetje.  

 

Do ta lërë jetim fajin? Bëhet fjalë për 136 mijë biznese. Ata e dinë shumë mirë kush e ka fajin, pavarësisht se i takon prokurorisë ta zbardhë. Çështja është e zbardhur. 

 

Këtu ka implikim të drejtpërdrejtë të interesave të grupeve që kanë kontrolluar gjithë AKSHI-n dhe shërbimet që kanë buruar nga AKSHI, përfshirë dhe shërbimin Self Care dhe mirëmbajtjen. Kanë dashur ta çojnë tek kompanitë që ata kanë pasur në plan që ta çojnë fondit 7.7 milionë euro. 

 

Është betejë ku bie në kurriz të profesionistëve, biznesit se duan të gllabërojnë çdo find që kalon përmes AKSHI. Nga 2023 AKSHI-n e kanë kontrolluar Karçanaj, Agasi dhe Beqiri. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy