Kryeministri Edi Rama, sot do të marrë pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e shënimit të 9-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Vizita e Ramës në Prishtinë nuk ishte paralajmëruar më herët, ndërkohë që burime të KosovaPress të afërta me kabinetin e kryeministrit shqiptar tregojnë se Rama do të marrë pjesë në seancë si i ftuar nderi.
Pas seancës solemne Edi Rama do të ketë një deklarim për mediat.



