
Nuk ka pasur asnjë përpjekje nga Ukraina për të propozuar rifillimin e bisedimeve me Rusinë pas vizitës së Scholz, Macron dhe Draghi në Kiev.
Kështu nënvizoi zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov në një takim me gazetarët pas misionit të liderëve të BE-së javën e kaluar në Ukrainë.
Lajmi raportohet nga agjencia e lajmeve Tass.
Ndërkohë sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, tha se siguria e kufijve rusë duhet të forcohet në lidhje me kërcënimet e reja, duke përfshirë pranimin e mundshëm të Finlandës dhe Suedisë në NATO.



