5 frutat më të mira për njerëzit me diabet

5 frutat më të mira për njerëzit me diabet

Për njerëzit me diabet, dieta është pjesë e terapisë. Për të mbajtur nën kontroll sheqerin në gjak, ata që janë diagnostikuar me këtë gjendje duhet të jenë të kujdesshëm për marrjen e karbohidrateve dhe ushqimeve të tjera. Disa fruta ideale për njerëzit me këtë sëmundje janë:

Boronicat- Një filxhan me boronica përmban 80 kalori, 20 gram karbohidrate dhe 3 gram fibra. Boronicat janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës C, duke siguruar 15% të sasisë së rekomanduar ditore. Boronicat gjithashtu ofrojnë vitaminë K, e përfshirë në rregullimin e koagulimit të gjakut dhe mangan që ndihmon në zhvillimin e kockave.

Mollët- Një mollë e mesme përmban 77 kalori, 2 gram fibra dhe 21 gram karbohidrate. Në të njëjtën kohë, mollët përmbajnë gjithashtu vitaminë C dhe quercitin, të cilat sipas studimeve ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Luleshtrydhet- Një porcion mesatar i luleshtrydheve përmban 45 kalori, 7 gram sheqer (fruktozë) dhe 12% të kërkesës ditore për fibra. Luleshtrydhet përmbajnë gjithashtu vitaminë C, acid folik dhe kalium. Një përbërës në luleshtrydhe, acidi ellagic, redukton inflamacionin dhe rrezikun e kancerit.

Grejpfruti- Gjysma e një grejpfruti mesatar përmban 41 kalori, 10 gram karbohidrate dhe 1 gram fibra. Në të njëjtën kohë, ai gjithashtu përmban 50% të sasisë së vitaminës C të nevojshme çdo ditë.

Shalqiri- Shalqiri përmban likopen (pigmenti që i jep ngjyrën e kuqe), një përbërës që ul presionin e gjakut dhe që disa studime kanë treguar se gjithashtu redukton rrezikun e kancerit të prostatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy