Negociatat për Presidentin, Idrizi: Të kalojmë në emra konkret, jo zgjedhje e minutës së fundit

Negociatat për Presidentin, Idrizi: Të kalojmë në emra konkret, jo zgjedhje e minutës së fundit

Në përfundim të takimit me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, në kuadër të negociatave për zgjedhjen e Presidentit të ri, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi kërkoi që palët të ulen për të diskutuar mbi emra konkret.

Ka ardhur koha të hyjmë në emra konkret, nuk mund ta lëmë në zgjedhje të minutës së fundit, në mënyrë që ti japim shqiptarëve një President siç e kërkon Kushtetuta.

Një President i njëanshëm nuk do t’iu bëjë mirë balancave politike. Një person i cili duhet të ketë peshë publike, se politika shqiptare prodhon shumë kriza. Duhet personalitet shumë i rëndësishëm.

Ftoj të gjitha palët të bashkohemi te prerogativa e Presidentit. Ishte shumë shpejtë për të dhënë emër, por kërkuam që të shkojmë drejt një emri konkret.

Të jetë personalitet që të luajë rolin e garantit të Kushtetutës. T’i japim shqiptarëve Presidentin e duhur.  

Duke folur për mediat ai shtoi se procesi do vazhdojë ku dhe PDIU do të ketë emrat e vetë, ndërsa shtoi se palët duhet të bashkohen tek ai President që është mbi palët.

Ai nënvizoi nevojën për të zgjedhur një person me konsensus, ashtu siç e kërkon Kushtetuta.

Këto negociata vijnë teksa në 16 maj në ora 17.00 është parashikuar të mbahet raundi i parë i votimeve për Presidentin.

Sakaq deri më 15 maj në ora 16.00 është afati fundor për dorëzimin e propozimeve nga ana e deputetëve, para votimit në raundin e parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy