Berisha drejt ‘Air Albania’: Ditë e jashtëzakonshme, sot revolucion triumfi!

Berisha drejt ‘Air Albania’: Ditë e jashtëzakonshme, sot revolucion triumfi!

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike është nisur drejt Stadiumit “Air Albania” ku po mbahet Kuvendi Kombëtar i thirrur prej tij.

 Berisha është ndaluar në një komunikim për mediat, para se t’i drejtohet stadiumit ‘Air Albania’

Teksa doli nga banesa e tij, Berisha e konsideroi ditën e sotme një ditë të jashtëzakonshme dhe nuk nguroj ta cilësojë këtë ditë si triumf të revolucionit.

“E jashtëzakonshme dita, në historinë e demokracisë shqiptare kjo shënon një nga ngjarjet më të mëdha. Kjo shënon mrekullinë e dytë më të madhe në historinë e lirisë së këtij kombi, triumfi i revolucionit paqësor në momentet më dramatike të vendit. Asgjë, siç e shihni nuk pengoi dhe nuk pengon djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë e lirisë për t’u bashkuar sot në rithemelimin e PD dhe të pluralizmit shqiptar. Mesazh më i bukur, më i madh, më i fuqishëm që i dërgojnë sot shqiptarëve në mbarë vendin, jashtë dhe në diasporë. Iu dërgojnë mesazh miqve tanë. Besoj se ai është prej kohësh (Basha) një i pakallur, por Kuvendi merr vendimet e veta. Mesazhet janë histori turpi dhe morën përgjigjen më të shkëlqyer nga demokratët dhe nga më të mirët e shqiptarëve. Mirupafshim! Ata që s’kanë mend nuk i bind dot. Është i ftuar në Kuvend. Selia është e PD-së.”, tha Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy