Ndoka: Mitsotakis kishte marrë ‘garanci’ nga Rama për kandidimin e Belerit

Ndoka: Mitsotakis kishte marrë ‘garanci’ nga Rama për kandidimin e Belerit

Ish-deputeti Nard Ndoka tha në studion e “MCN Live” se Mitsotakis ka marrë 'garanci' nga Rama për kandidimin e Fredi Belerit gjatë vizitës që ai bëri në pjesën e minoritetit në dhjetor të 2022.

Po ashtu, Ndoka thotë se pas përplasjes, Rama e ka ftuar kryeministrin grek në përurimin e bustit të babait të tij Kostandinos Mitsotakis në Derviçan, por ai është përgjigjur se 'sikur çdo km nga Kakavija në Tiranë të vendosësh bust të babait tim unë nuk vij se marrëdhëniet diplomatike janë prishur'.

Në vizitën që bëri kryeministri grek në pjesën e minoritetit që e shoqëroi dhe Rama, di që Mitsotakis i ka kërkuar Ramës që 'ke probleme me Belerin që mund të jetë kandidat i mundshëm' dhe me emër nominal dhe Rama është përgjigjur jo, është qytetar i lirë i Shqipërisë.

E ka pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministri grek, kryeministrin shqiptar me emër, a ka probleme me personazhin në fjalë, me sistemin e drejtësisë, me emrin politikisht? Si beu i Himarës që ishte Rama 'a ke problem të kandidojë?' dhe ky ka thënë jo.

 Në krah të tij ka qenë Beleri, kryeministri grek, dhe Rama.

Ky i bëri një bust të atit të tij për ta vlerësuar figurën e tij dhe e thirri të vinte pas përplasjes.

Kur i ka thënë hajde, se autori është miku im, kryeministri grek i ka thënë sikur 'çdo km nga Kakavija deri në Tiranë ta vendosësh babin tim me bust unë nuk vij se marrëdhëniet tona diplomatike miqësore, zyrtare kanë pësuar krisje se je sjellë si kalama fshati dhe jo si burrë shteti.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy