Erdogan: Turqia do të vazhdojë të intensifikojë operacionet në Siri dhe Irak

Erdogan: Turqia do të vazhdojë të intensifikojë operacionet në Siri dhe Irak

"Turqia do të vazhdojë të intensifikojë operacionet e saj kundër luftëtarëve kurdë të PKK-së  në Siri dhe Irak”, tha këtë të mërkurë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

"Ne kemi intensifikuar tashmë operacionet tona ajrore dhe do të vazhdojmë dhe do t'u tregojmë terroristëve se mund t'i shkatërrojmë kudo dhe në çdo kohë", këmbënguli kreu i shtetit turk, i cili ka nisur një seri bombardimesh që nga 1 tetori, si hakmarrje për një  sulm që plagosi dy oficerë policie në Ankara.

Kujtojmë se dy ditë më parë Erdogan tha se Turqia kishte përfunduar  "me sukses fazën e parë" të fushatës së saj të bombardimeve dhe sugjeroi që Ankaraja do të vazhdonte të kryente operacione në Sirinë veriore dhe Irak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy