Sulmi ndaj Iranit, Gjinishi: Lufta e paramenduar, regjimet nuk rrëzohen me goditjen e një lideri

Sulmi ndaj Iranit, Gjinishi: Lufta e paramenduar, regjimet nuk rrëzohen me goditjen e një lideri

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analisti Ermir Gjinishi ka komentuar zhvillimet e fundit mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli dhe Irani, duke i cilësuar sulmet si pjesë të një strategjie të paramenduar dhe jo si reagim të çastit.

 

Jemi në një fazë tjetër të zhvillimit të marrëdhënieve mes Iranit dhe SHBA-ve. Palët vendosën të bënin negociata dhe dukej se po shkonin mirë, ndërkohë që erdhëm te sulmi i 28 shkurtit, i cili sipas Shtëpisë së Bardhë kishte si qëllim heqjen dorë të Iranit nga uraniumi, mbylljen e raketave balistike dhe rrëzimin e regjimit të Iranit. Izraeli nuk është viktimë, por arsyeja për sulmin ndaj Iranit. Por Izraeli vetë nuk e përballonte dot një përballje me Iranin

 

Sipas tij, përshkallëzimi i situatës nuk ishte i rastësishëm, por i menduar më herët në funksion të interesave strategjike në rajon.

 

Mendoj se kjo luftë ishte e paramenduar, sepse aleati kryesor i SHBA-ve, Izraeli, nuk ndihet i sigurt. Pastaj vijmë te rrëzimi i regjimit. Sulmi është një agresion ndaj një vendi sovran dhe të pavarur. Kjo ide që po godasim sistemet diktatoriale për të sjellë demokracinë është e gabuar. Koha ka treguar se regjimet nuk rrëzohen me goditjen e një lideri, sepse ato janë sisteme në vetvete.

 

Gjinishi nënvizoi se ndërhyrjet ushtarake me justifikimin e vendosjes së demokracisë kanë prodhuar shpesh destabilitet afatgjatë, duke paralajmëruar se zhvillimet e fundit mund të hapin një kapitull të ri tensioni në Lindjen e Mesme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy