AI do të zëvendësojë njerëzit?/ Ekspertët: Kompanitë shqiptare që investojnë në teknologji po rriten, pavarësisht se informacioni është i ulët

AI do të zëvendësojë njerëzit?/ Ekspertët: Kompanitë shqiptare që investojnë në teknologji po rriten, pavarësisht se informacioni është i ulët

Përparimet në fushën e inteligjencës artificiale kanë filluar të ndryshojnë të ardhmen e tregut të punës. Shumë njerëz druhen se inteligjenca artificiale do të shkaktojë humbje të vendeve të punës, ndërsa të tjerët shohin një të ardhme të mirë si rezultat i shfrytëzimit të kësaj teknologjie.  

Drupal Ad

Në ‘MCN informacion’, eksperti i IT, Arbër Ormeni, Kejsi Voskopi, inxhiniere elektronike dhe Marsel Balla, ekspert investimesh, pohojnë se zhvillimi i Inteligjencës Artificiale do të ndikojë dukshëm në tregun e punës.

Sipas tyre kompanitë qe investojnë në teknologji në Shqipëri po rriten, pavarësisht se informacioni është i ulët.

Arbër Ormeni:

Investimet në teknologji në Shqipëri kanë filluar duke u rritur edhe me përhapjen e Inteligjencës Artificiale por edhe ne tregjet e investimeve strategjike kryesisht në automatizime, kryesisht në futjen e investimeve pothuajse në të gjitha proceset që ka edhe qeveria edhe të automatizimeve të proceseve të ndryshme që ajo kryen.

Gjithashtu janë futur edhe në fushën e financës, po marrim parasysh që kompanitë  reja teknologjike po shtohen kryesisht ato që i përkasin teknologjisë financiare.

Mendoj se është një fushë në rritje në Shqipëri. Këtu ofrohen edhe disa avantazhe të tjera, siç janë kanë shpenzime më pak, paga më të ulëta se rajoni dhe njëkohësisht këto kompani kanë interes që të futen në Shqipëri, flas kompanitë e mëdha që duan të shtrojnë tregun e tyre, por ne çdo rast ngelet akoma herët që të jene investime serioze, mund të jenë të huaja, shqiptarë janë shumë pak, sot bëjnë investime por janë akoma shumë të vogla edhe pse tregu këtu është pak i vonuara, këto janë disa nga arsyet.

Kejsi Voskopi:

Një nga teknologjitë që po njeh zhvillim kaq të madh është ndërhyrja ose bashkëveprimi që kompanitë e ndryshme, tregjet e ndryshme po bëjnë me AI.

Një nga këto është sa i përket tregjeve financiare, po krijojnë disa algoritme specifik përmes AI ku mblidhen një grup shumë i madh të dhënash, përpunohen në një kohë shumë të shpejt, në disa sekonda, flasim analizë të dhënash në kohë reale.

Analizohen të gjithë këto dhe ndikojnë drejtpërdrejtë në krijimin e strategjive te reja të tregut apo edhe në parandalimin apo marrjen parasysh të krizave që mund të krijohen për shkaqe të ndryshme. Me futjen e AI bëhet gjithçka më e shpejtë dhe më afër gjithë këtyre tregjeve, pra të jep një informacion më të shkurtuar.

Marsel Balla:

Teknologjia në nivel global natyrisht që ka avancime të shpejta dhe me hapa galoponte.

Në Shqipëri aktualisht teknologjia është e ngadaltë, pavarësisht se ka operatorë të shumtë të cilët po përpiqen të japin kontributin e tyre në përmirësimin e aseteve teknologjike, ne krijimin e software dhe hardware të ndryshme.

Por, ajo që vlen për tu theksuar është se në Shqipëri, aktualisht informacioni është shumë i ulët dhe përsa i përket tregjeve financiare, Inteligjenca Artificiale po jep në boom shumë të madh, sidomos në kompanitë lider të saj, të cilat kana pasur rritje të konsiderueshme sidomos muajve të fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy