Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se Shqipëria e ka për detyrë që të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse. Sipas tij bizneset do të jenë shumë të interesuara për të hyrë në marrëdhënie PPP me shtetin për t’u angazhuar drejtpërdrejt në prodhimin e armatimeve. Ai thekson se duhet të riaktivizohen potenciale të mëdha, jo vetëm ndërtesa, por teknologji moderne, dhe për këtë kërkohen shumë para, dhe njerëz të kualifikuar.

I pyetur mbi garën e armatimeve dhe ku po shkon rendi ndërkombëtar, Milo tha:
“Po ndiqet fare e qartë që ka vende dhe fuqi që kërkojnë të rëndojnë rendin ndërkombëtar, të ndryshojnë ekuilibrat, dhe të diktojnë në bazën e politikave të forcës. Ndihet në gjithë botën që ka një shqetësim të madh që po materalizohet edhe në marrjen e masave, të secilit vend, organizatave rajonale, për armatim, për forcim të pozitave të tyre në mbrojtje.
Jo vetëm SHBA, por edhe Rusia, që ka potencial ushtarak të jashtëzakonshëm të trashëguar, dhe që e vuri në provë gjatë luftës në Ukrainë. Po ashtu edhe Kina, e vende të tjera, janë duke prodhuar sisteme armatimi moderne, me fjalën e fundit të teknikës dhe teknologjisë”.
I pyetur mbi Shqipërinë, projektet për prodhim armatimi dhe mjetesh ushtarake, Milo tha:
“Në radhë të parë Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, që e gjykoi të arsyeshme të shtojë potencialet ushtarake. Jo vetëm NATO por edhe BE, ky Shqipëria synon të armatohet e kanë bërë prioritet forcimin e aftësive mbrojtëse. Shqipëria e ka për detyrë që edhe ajo të marrë hapat e duhura, brenda mundësive dhe kapaciteteve, për të forcuar aftësitë mbrojtëse, sepse në radhë të parë i duhet për mbrojtjen e integritetit dhe sigurisë së saj, por edhe si vend anëtar i NATO-s.
Shqipëria duhet të riaktivizojë dhe të shtojë një industri të prodhimit të armatimeve, që e ka patur para viteve 90’. Kanë qenë 3-4 uzina ushtarake me teknologjinë e kohës, që ende ekzistojnë si sipërfaqe të lira, por duhet t’i përgjigjen kohës. Duhet të riaktivizohen potenciale të mëdha, jo vetëm ndërtesa, por teknologji moderne, dhe për këtë kërkohen shumë para, njerëz që do punësohen.
Bizneset shqiptare të cilat nuk kanë qenë të angazhuara drejtpërsërdrejti në prodhimin e armatimeve në Shqipëri, ka qenë fushë periferike. Tani, për shkak se bizneset për armatimet sigurojnë fitime të larta, bizneset shqiptare janë shumë të interesuara që të futen në marrëdhënie me shtetin, të krijojnë PPP-të, që të angazhohen drejtpërdrejt në prodhimin e armatimeve.
Do kërkohen standardet, ekipe të kualifikuara, teknologji të lartë që do ta importosh nga vendet me përvojë në këtë drejtim. Për të mos folur për një mbrojtje teknologjike moderne kibernetike”.
I pyetur a është ky një manovrim i Shqipërisë për të kapur kuotën e artikuluar nga SHBA për kontribut 5 për qind të PBB-së në NATO, Milo tha:
“Nuk e di nëse arritëm apo jo të plotësojmë 2 për qind të PBB-së. Aq më tepër që të arrihet një 5 për qind që ende s’është bërë politikë zyrtare e NATO-s”.
Duke folur mbi ngërçin e krijuar në Kosovë, ish-ministri i Jashtëm tha se po shkohet drejt zgjedhjeve të reja.



