Putin në maj do të shkojë në Kinë për të takuar Xi

Putin në maj do të shkojë në Kinë për të takuar Xi

Presidenti rus Vladimir Putin do të udhëtojë në Kinë në muajin maj për të takuar dhe biseduar me Presidentin Xi Jinping, në atë që do të ishte udhëtimi i tij i parë jashtë vendit pas fitores plebishitare në zgjedhjet e fundjavës.

Një lajm i tillë raportohet nga Reuters, duke cituar një burim të afërt me çështjen, i cili tha se “Putini do të vizitojë Kinën”, lajm i konfirmuar në mënyrë të pavarur nga katër burime të tjera, të cilët folën të gjithë në kushte anonimiteti.

Dy burime thanë se vizita e tij do të vijë përpara udhëtimit të planifikuar të presidentit kinez në Evropë.

Kina ka forcuar lidhjet e saj tregtare dhe ushtarake me Rusinë në vitet e fundit pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj vendosën sanksione kundër të dy vendeve, veçanërisht Moskës për pushtimin e Ukrainës.

Të dy vendet deklaruan një partneritet pa kufij në shkurt 2022 kur Putin vizitoi Pekinin vetëm disa ditë para ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.

Xi vizitoi Rusinë në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit pas pandemisë në mars të vitit të kaluar, pak pasi filloi mandatin e tij të tretë si president kinez.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy