Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, dhe ambasadori amerikan, Donald Lu, kanë zhvilluar një takim informal paraditen e sotme.
Takimi që ka nisur prej orës 10:30 në një qendër biznesi është thirrur nga diplomati amerikan.
Tema kryesore e bisedës mësohet se është situata e fundit politike në vend. Zhvillimi vjen në një kohë kur ndaj Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj janë shtuar presionet për pjesëmarrjen në zgjedhje.



