Meta dekreton 4 ministrat e rinj, por jo ministrin e Jashtëm (VIDEO)

Meta dekreton 4 ministrat e rinj, por jo ministrin e Jashtëm (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Me dekretet e sotme, kreu i shtetit jep “ok” për ministrat e rinj të zgjedhur nga kryeministri Edi Rama dhe të njoftuara më 28 Dhjetor, në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Kështu Anila Denaj, dekretohet në vend të Arben Ahmetajt si ministre e Financave dhe e Ekonomisë, Besa Shahini, ministre e Arsimit në vend të Lindita Nikollit, Belinda Balluku dekretohet si ministre Infrastrukture në vend të Damian Gjiknurit dhe Elva Margariti, ministre e Kulturës në vend të Mirela Kumbaros.

Presidenti Meta ka dekretuar të gjithë emrat e ministrave të rinj të propozuar nga Rama, me përjashtim të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit, i cili nuk është dekretuar si i shkarkuar nga Meta dhe emri i Gent Cakajt vijon të jetë i pautorizuar për të zënë postin e Ministrisë së Jashtme.

Këta ishin një pjesë e ministrave rë rinjë të cilët u dekretuan, pasi me 5 janar, kreu i shtetit vendosi të dekretojë tre ministra dhe zv.kryeministrin. Kështu Erion Braçe do të mbajë postin e zv.kryeministrit, Elisa Spiropali do ushtrojë postin e ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Blendi Çuçi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Eduard Shalsi, ministër i Sipërmarrjes dhe Biznesit.

Nga Kavaja Meta deklaroi se për rastin e Bushatit gjithçka do të varet nga përgjigjja që do të japin institucionet në lidhje me informacionin e kërkuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy