Një tjetër grabitje ka ndodhur sot në qytetin e Fierit. Një dyqan me pajisje elektro shtëpiake ka rënë pre e grabitësve, të cilët kanë arritur të marrin një shumë të konsiderueshme.
Dyshohet se nga grabitësit janë marrë rreth 220 milionë lekë të vjetra. Menjëherë pas grabitjes, ata janë larguar me shpejtësi, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre. Pritet që detaje të tjera rreth ngjarjes të bëhen të ditura nga policia.
Kjo është grabitja e tretë e kësaj natyre brenda 12 orëve të fundit. Një dyqan në Koçë ra pre e grabitësve gjatë natës, ndërsa një bankë e nivelit të dytë u grabit mëngjesin e sotëm në zonën e “21 dhjetorit” në Tiranë.



