
Numri i vdekjeve globale të Covid mund të kapë sot shifrën globale 3 milionë, ndërkohë që India përballet me infektime në rritje.
India, vendi më i populluar në botë regjistroi 234,692 infektime të reja në 24 orë deri në mëngjesin e së Shtunës, treguan të dhënat e ministrisë së shëndetësisë, e cila ishte rritja e tetë rekord ditore në nëntë ditët e fundit.
Mes një vale të re të egër panedmike, rastet totale arritën gati 14.5 milion duke e bërë Indinë vendin e dytë pas Shteteve të Bashkuara të cilat kanë raportuar më shumë se 32 milion të infektuar.
Viktimat në Indi u rritën me 1,341 duke çuar në total shifrën 175,649. Ndërkohë numri global i të vdekurve është 2,999,020.



