
Vendim rekord në Britaninë e Madhe për një përdhunues serial dhe pedofil, i cili ka sulmuar seksualisht 11 gra dhe disa fëmijë brenda dy javëve midis prillit dhe majit në zonën e Mançesterit, si dhe në zona të tjera të Anglisë.
Joseph McCann, 34 vjeç, u shpall fajtor tri ditë më parë para një jurie popullore në gjykatën Old Bailey të Londrës për 37 episode kriminale dhe një listë të gjatë akuzash (përfshirë sulmin seksual, mbajtjen e thikës dhe rrëmbim personi). Atij iu dhanë sot 33 dënime me burgim të përjetshëm, me detyrimin për bërë të paktën 30 vjet para çdo përfitimi të mundshëm.
McCann, një vendas në Harrow, tmerroi opinionin publik me historinë e tij kriminale që përfshin viktima midis 11 dhe 71 vjeç, ndër to dhe përdhunimin e një nënë bashkë me dy fëmijët e saj.
Ai ishte liruar në fillim të shkurtit, "gabimisht", pas një dënimi të mëparshëm për vjedhje. /Ansa/



