Goditen Lutsk dhe Dnipro, ushtria ruse hedh bomba në kopshtin e fëmijëve

Goditen Lutsk dhe Dnipro, ushtria ruse hedh bomba në kopshtin e fëmijëve

Sulmet të ashpra me bombardime nga ana e ushtrisë ruse janë regjistruar në qytetin e Dnipro në rajonin juglindor të Ukrainës. Pamjet që shihni tregojnë se zjarrfikësit tentojnë të shuajnë zjarret e fuqishme në godina.

Të paktën një person është raportuar i vdekur në Dnipro deri më tani. Ky fakt konfirmohet nga Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës.

"Më 11 mars rreth orës 6:10 të mëngjesit, pati tre sulme ajrore në rrethin Novokodatsky të qytetit Dnipro, konkretisht: një sulm pranë një kopshti parashkollor dhe një ndërtese apartamentesh, si dhe një sulm ajror që goditi një fabrikë këpucësh dykatëshe dhe shkaktoi zjarr”, tha shërbimi.

Përveç Dnipros, qyteti i Lutsk, i vendosur në rajonin veriperëndimor të Ukrainës është gjithashtu nën bombardime ajrore.

Në fillim të kësaj jave, një zyrtar ukrainas tha se Rusia po shton burimet për të "rrethuar" Dnipro, duke shtuar se plani i Rusisë ishte të "rrethonte qytetet kryesore, të zhdukte Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe të krijonte një situatë katastrofe humanitare për civilët".

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy