“Oppenheimer” në Japoni, filmi për “babain” e bombës atomike ngjall reagime

“Oppenheimer” në Japoni, filmi për “babain” e bombës atomike ngjall reagime

“Oppenheimer”, filmi biografik për njeriun e njohur si babai i bombës atomike është shfaqur premierë në Japoni.

Filmi u shfaq për publikun të premten, në vendin, ku dy bomba bërthamore vranë qindra mijëra civilë gati tetë dekada më parë.

Debutimi i filmit në Japoni erdhi tetë muaj pas premierës globale dhe fillimisht u vonua, pasi shfaqjet mbarëbotërore korrikun e kaluar ishin vetëm disa javë përpara përvjetorit të bombardimeve atomike të vitit 1945 në Hiroshima dhe Nagasaki, përkatësisht në 6 dhe 9 gusht, gjatë ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Reagimet e publikut japonez pas shfaqjeve të para të filmit ishin të ndryshme dhe shumë emocionale.

Toshiyuki Mimaki, i cili i mbijetoi bombardimit të Hiroshimës kur ishte 3 vjeç, tha se ka qenë i magjepsur nga historia e J. Robert Oppenheimer, i cili drejtoi Projektin Manhattan për bombën atomike.

Çfarë po mendonin japonezët ndërsa kryenin sulmin në Pearl Harbor, duke filluar një luftë që nuk mund të shpresonin kurrë ta fitonin?!  Gjatë gjithë filmit, unë prisja që të shfaqej skena e bombardimit në Hiroshima, por nuk ndodhi kurrë.

“Oppenheimer” nuk përshkruan drejtpërdrejt atë që ndodhi në terren kur bombat u hodhën në Hiroshima dhe Nagasaki, duke kthyer në çast në hi rreth 100,000 njerëz dhe duke vrarë mijëra të tjerë në ditët që pasuan, kryesisht civilë.

Filmi fokusohet te Oppenheimer si person dhe konfliktet e tij të brendshme. Publikimi i filmit në Japoni, ishte parë me frikë për shkak të ndjeshmërisë së temës.

“Nga këndvështrimi i Hiroshimës, tmerri i armëve bërthamore nuk u përshkrua mjaftueshëm. Filmi është bërë në një mënyrë për të vërtetuar përfundimin se bomba atomike është përdorur për të shpëtuar jetën e amerikanëve.”

Kazuhiro Maeshima, profesor në Universitetin Sophia, i specializuar në politikën amerikane, e quajti filmin një shprehje të "ndërgjegjes amerikane".

Të tjerë sugjeruan se bota mund të ishte gati për një përgjigje japoneze ndaj asaj historie.

Historianët thonë se Japonia po punonte gjithashtu me armë bërthamore gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe me siguri do t'i kishte përdorur ato kundër kombeve të tjera.

Me regji të Christopher Nolan, filmi “Oppenheimer” fitoi shtatë çmime Oscar, përfshirë atë për filmin më të mirë, duke fituar mbi 950 milionë dollarë në mbarë botën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy