Shkullaku: Inceneratorët, goditje produktive e menduar nga mjeshtrat pranë Ramës 

Shkullaku: Inceneratorët, goditje produktive e menduar nga mjeshtrat pranë Ramës 

Gazetari Armand Shkullaku thotë se të dhënat e reja për inceneratorët tregojnë se ka qenë një skemë e mirëmenduar në të cilën janë përfshirë njerëz me pushtet. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Shkullaku tha se pas disa koncesioneve me të cilat u abuzua hapur, skema e inceneratorëve ishte goditja e radhës.  

Këtë e ka menduar një mjeshtër, nga ata që rrinë afër Ramës. Se as Rama nuk është aq i zgjuar. Ka qenë një BK që i ka thënë me check up u morën ca lekë pa bërë gjë, Rilindja urbane nja 1 miliard dollarë u sosën. Duhej shpikur diçka tjetër dhe kjo e inceneratorëve ishte një goditje me produkt të mirë. U shpik një emergjencë mjedisore. Kur ia thashë Edi Ramës këtë në një ballafaqim, ai tha kush jeni ju që merreni me punën e biznesmenëve të ndershëm. Ata janë njerëz të nderuar dhe që punojnë për këtë vend. PPP bëhet kur shteti nuk ka mundësi ta bëjë. Privati i thotë unë do ta bëj me lekët e mia dhe ti do m’i kthesh me këste. Inceneratori i Fierit i ka marrë të gjitha lekët dhe sot nuk është në gjendje pune. Me lekët tona po paguajmë inceneratorin e Tiranës, ndërkohë që pronarët janë në kërkim. Nuk është ndërtuar ende dhe ne paguajmë tarifë për djegien, rreth 70 mijë euro në ditë. Këtu një prokuror i thjeshtë mund të vijë e ta shohë. Këta mirë që kanë vjedhur lekët tona të buxhetit, por edhe taksën. Këta ditëzinjtë e inceneratorit kanë marrë diçka por pjesën tjetër e kanë marrë këta. Është një skemë piramidale që nuk mbaron.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy