Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian mblidhen më 12 tetor për të diskutuar disa çështje që nisin nga dialogun Kosovë-Serbi, sanksionet e mundshme ndaj Rusisë për rolin e saj të dyshuar në helmimin e Aleksei Navalny-t dhe situatën në Bjellorusi.
I dërguar i Posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak do t’u raportojë ministrave të vendeve anëtare për ecurinë e dialogut Prishtinë-Beograd.
Lidhur me helmimin e Navalny-t, Franca dhe Gjermania javën e kaluar bënë të ditur propozimet për të vendosur sanksionet ndaj individëve rusë, përgjegjës për helmimin e tij dhe ndaj një njësie të përfshirë në programin që prodhon një agjent nervor nga grupi Noviçok.
Në takim do të diskutohet edhe përgjigja e bllokut ndaj zhvillimeve në Bjellorusi, duke përfshirë sanksionet e mundshme ndaj Alyaksandr Lukashenkos dhe zyrtarëve të tjerë.



