Me 6 vota pro dhe 1 kundër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë vendimin për ndarjen e mandatave. Vendimi u shty pas kërkesës së Përfaqësuesit Ligjor të Partisë demokratike Ivi Kaso, i cili kërkoi më shumë kohë për shqyrtimin e të dhënave të ofruara nga Gjendja Civile.



