Nesho: Kryeministri duhet të dorëhiqej! Partia e Lirisë nuk lufton për bashki, por që të ikë ky regjim (VIDEO)

Nesho: Kryeministri duhet të dorëhiqej! Partia e Lirisë nuk lufton për bashki, por që të ikë ky regjim (VIDEO)

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, për shpenzimin e 19 milionë euro nga Kryeministri Edi Rama për udhëtime me avion, thotë se minimumi që duhet të bënte, është që të jepte dorëheqjen.

Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV, Nesho e quajti të pajustifikueshëm faktin që vendi më i varfër i Europës, ku një pjesë e konsiderueshme e popullsisë jeton në nivelet e mbijetesës Kryeministri të përdor charter personal për udhëtime të pafundme, për interesat e tij personale.

Në çdo vend demokratik, një njeri po të kishte pak moral për të qenë administrator i vendit, duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Ne kemi një klikë qeverisëse e cila nuk tundet nga pazaret dhe kemi aq shumë skandale sa jemi topitur nga intensiteti i vjedhjeve marramendëse, te inceneratorët mbi 500 milionë dollarë jo vetëm i janë marrë popullit, por vazhdojnë të merren 80 mijë dollarë në ditë, ndonëse çështje është nën hetim.

Duhet të kishte dhënë dorëheqjen, Kryeministri nuk ka moral për të qenë në pushtet.

Lidhur me aleancën e Partisë së Lirisë me Partinë Demokratike, teksa socialistët kanë deklaruar se do të marrin mbi 40 bashki, ai tha se socialistët kërkojnë se e kanë pasur shumë të lehtë në 10 vjet.

Ne jemi mbledhur në një marrëveshje politike që ka të bëjë më shumë se zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm kemi bërë marrëveshje me Partinë Demokratike me përgjegjësi para popullit shqiptar, që të shkojmë në zgjedhje duke respektuar disa qëllime politike, siç është çështja e referendumeve, ose elementi tjetër demokratik, zgjedhje me anë të primareve, për të zhdukur meritën e kryetarit dhe të zgjidhen nga përkrahësit e partisë.

Kjo tregon që meritokracia do të kthehet, jo vetëm demokracia direkte e popullit të kthehet, por dhe për të konsoliduar sistemin demokratik që asnjë qeveri që vjen në pushtet, të mos luajë me interesat e këtij populli dhe rregullat që janë të detyrueshme në një shoqëri.

Ne nuk luftojmë për bashki, për ne ka rëndësi që ky regjim të ikë sa më shpejtë. Ndaj është vendosur që ne do pranojmë gjithë kandidatët që do dalin nga primaret që do organizojë PD.

Jo vetëm me anëtarët e partisë, por edhe simpatizantët e partive të tjera opozitare dhe nga zona gri. Ne do luftojmë për këshilltarët bashkiakë që t’i kthejmë këto këshilla në kuvende të popullit dhe për të prishur kuvendet njëpartiake.

Për t’i treguar popullit se është zot i fateve të tij. Zoti Këlliçi është kandidat i shkëlqyer, njeri me integritet, djalë i ri plot energji, ndaj mendoj se është një nga kandidaturat e duhura për Tiranën, siç është dhe profesori i nderuar i mjekësisë. Të gjithë këto kandidatura dhe të tjera që do të paraqiten për zgjedhjet e ardhshme do të mirëpriten nga opozita.

Opozita e bashkuar nëse ka një moment të caktuar, mund t’i fitojë dhje e vetme. Por mendojmë se vetë mendimi i popullit për qeverisjen e vendit, ka arritur në pikë kritike dhe do materializohet në zgjedhjet e ardhshme.

Mendoj se do i fitojmë këto zgjedhje dhe duke i fituar këto, do punojmë që zgjedhjet e ardhshme politika të jenë sa më të afërta. Përballë skandalit që është përfshirë qeveria.

Të gjithë këto faktorë do të mblidhen dhe do të japin rezultatin e duhur.

Për protestën e datës 12 nëntor, Nesho tha se kjo qeveri në këtë gjendje që ka çuar vendin tonë, do të ikë nga pushteti me dy rrugë, nëpërmjet protestave popullore ku do shprehet rebelimi popullor dhe zgjedhjet të lira.

Protesta dhe zgjedhje, zgjedhje dhe protesta. Pa diskutim që protestat do jenë paqësore, për sa kohë që opozita pranon rregullat e demokracisë dhe dy partitë kryesore nuk janë parti që duan të prishin rendin kushtetues.

Protestat janë mjete legjitime të një populli që shpreh nevojën për ndryshim. Do jenë protesta madhështore me pjesëmarrje të madhe. Është populli që vendos.

Ne do përpiqemi të shmangim çdo provokim, është populli që do protestojë, jo qeveritë e huaja. Nëse do mbushet sheshi, qeveria duhet të japë dorëheqjen.

Nuk është mbajtja nga frika që një ditë të mos japësh llogaritë. Qeveria, jo vetëm kjo, por dhe kush do vijë, duhet të kuptojnë se janë shërbëtorë të popullit.

Vizitën e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, ku foli me superlativa për qeverinë duke vlerësuar reformat, Nesho e cilësoi të mirëseardhur dhe tha se nuk ka ndarje mes opozitës dhe pozitës, kur vjen puna te një zyrtar i lartë i Bashkimit Europian.

Kontradikta që kemi është se qeveria shqiptare po e ndan Shqipërinë nga rruga europiane. Ne e kemi pritur vizitën e saj, mesazhet e saj janë dashamirëse, jo për qeverinë në veçanti, por për popujt e zonave.

Me ndihmën për energjinë, tregon përkrahje ndaj këtyre vendeve dhe krijimin e një aleance të vazhdueshme, se vendet e Ballkanit janë pjesë e Europës dhe ne ndajmë një të ardhme të përbashkët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy