Miratohet fondi prej 1.2 miliardë lekësh për rimbursimin e ilaçeve për kurimin e Covid-19

Miratohet fondi prej 1.2 miliardë lekësh për rimbursimin e ilaçeve për kurimin e Covid-19

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot fondin prej 1.2 miliardë lekësh për kurimin e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Vendimi është marrë sot në në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Relator ka qenë socialisti Anastas Angjeli, ndërsa propozuese për këtë fond ka qenë Ministria e Shëndetësisë.

Deputeti Anastas Angjeli deklaroi se duke parë situatën e krijuar prej COVID-19 dhe ndikimin e madh që ka, ne morëm në konsideratë futjen e paketës së ilaçeve për kurimin nga COVID-19 në paketën e ilaceve të rimbursueshme. Nga përllogaritjet e bëra rezulton se nevojiten rreth 1.2 miliardë lekë për të rimbursuar ilaçet për kurim nga COVID për çdo qytetar në Republikën e Shqipërisë. Ky është një lajm i mirë për shqiptarët”, tha deputeti Angjeli gjatë miratimit nen për nen të p/buxhetit për vitin 2021.

Angjeli po ashtu bëri të ditur se ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i është shtuar edhe fondi prej 1 miliard lekë për rritjen e pagesës së papunësisë, pasi jo vetëm kompensimi i ilaçeve, por edhe mundësia për të përballuar në këto kushte jetën nëse është e domosdoshme.

“I kemi dhënë një zgjidhje shqiptarëve dhe kemi treguar se ky buxhet është antiCOVID dhe antikrizë“, deklaroi Angjeli.

Njëkohësisht qeveria ka miratuar edhe rritjen e pagave me 40% për mjekët, infermierët dhe laborantët nga 1 janari i 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy