Arrestimi gjyqtares në Greqi, Gjokutaj: Reforma në Drejtësi s’ka funksionuar, do dalin raste të tjera

Arrestimi gjyqtares në Greqi, Gjokutaj: Reforma në Drejtësi s’ka funksionuar, do dalin raste të tjera

Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN lidhur me arrestimin e gjyqtares Irena Gjoka në Greqi -e cila është njëkohësisht gjyqtare e cështjes së Fredi Belerit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha- tha se fakti që kjo gjyqtare kaloj vettingun, do të thotë se Reforma në Drejtësi ka dështuar. Sipas Gjokutajt në nuk posedojmë filtra të mira dhe pas këtij rasti do të dalin dhe raste të tjera.

“Fakti ekziston është i vërtetë dhe i dokumentuar. Përbën shqetësim ky? Mund të jap një vendim një person i dënuar? Problemi është te reforma në drejtësi se si gjyqtarja Irena Gjoka mund ta kenë kaluar shumë të tjerë. Kjo do të thotë që nuk kemi filtra të mirë. E ka bërë mazhoranca si ka dashur Reformën në Drejtësi.

Nuk është rastësi që po dalin këto raste dhe do dalin edhe të tjera. Njerëz me gjurmë gishtash në Greqi që bëjnë kërdinë në sistemin e drejtësisë nuk duhet të jenë aty.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy