Kim dhe Kanye shihen së bashku në shfaqjen e Louis Vuitton në nder të Virgil Abloh

Kim dhe Kanye shihen së bashku në shfaqjen e Louis Vuitton në nder të Virgil Abloh

Kim Kardashian dhe Kanye West u shfaqën së bashku në shfaqjen e Louis Vuitton në nder të stilitit të njohur Virgil Abloh.

Çifti i divorcuar, së bashku me vajzën e tyre North West, bënë homazhet për ish-drejtorin artistik Abloh në koleksionin e tij Pranverë-Verë 2022 në Miami të martën, duke shënuar prezantimin e tij të fundit për markën.

Kardashian dhe West u ulën në rreshtin e parë në stadiumin Marine të Miami me vajzën e tyre tetëvjeçare North.

Ata u ulën së bashku pavarësisht romancës së re të Kardashian me yllin e "Saturday Night Live" Pete Davidson dhe zotimin e fundit publik të West për të ribashkuar familjen e tij.

Abloh, themeluesi i labelit të veshjeve të Off-White dhe një DJ i njohur, vdiq në moshën 41-vjeçare të dielën pas një beteje dy-vjeçare me angiosarkomën kardiake, një kancer i rrallë.

Dizajneri ishte një bashkëpunëtor i gjatë i West dhe shërbeu si drejtor kreativ për agjencinë e reperit. Ai gjithashtu krijoi kopertinat për albumet e West "My Beautiful Dark Twisted Fantasy" dhe "Yeezus".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy