Pezullimi i dekretit/ Zogaj: Nuk mund të sfidohet gjykata duke shkuar në zgjedhje

Pezullimi i dekretit/ Zogaj: Nuk mund të sfidohet gjykata duke shkuar në zgjedhje

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës. 

Ai e cilësoi vendimin si një akt me peshë, që tregon sovranitet institucional dhe respekt për ligjin.

Sipas Zogajt, pas këtij pezullimi, çdo tentativë për të mbajtur zgjedhje në Tiranë do të ishte sfidë e hapur ndaj rendit kushtetues:

Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të rëndësishëm, ka treguar sovranitet. 

Nuk është një vendim i thjeshtë, sepse nuk kemi të bëjmë me një ekuacion 1 + 1 = 2, por me interpretime dhe debat juridik. Megjithatë, ky është një vendim që duhet marrë si një meritë e sistemit. 

Në të shkuarën, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime të forta edhe ndaj qeverive të mëparshme, duke sfiduar aktorë të rëndësishëm politikë, përfshirë Presidentin dhe qeverinë.

Pas këtij pezullimi, çdo tentativë për të mbajtur zgjedhje në Tiranë do të ishte sfidë e hapur ndaj rendit kushtetues. 

Nuk mund të sfidohet Gjykata Kushtetuese duke shkuar në zgjedhje. Është shumë e vështirë dhe ai që e bën është aventurier. Duhet të ndjekim rrugën e ligji. 

Pas pak ditësh do të kuptojmë se çfarë do të ndodhë. Unë besoj se zgjedhjet nuk do të mbahen dhe GJK mund ta quajë të padrejtë edhe vetë shkarkimin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy