Caca: Në Shqipëri nuk ka manual për ndërtimin e pallatit. Shtjefni: Kompania korrekte vetëm me procedurat formale (VIDEO)

Caca: Në Shqipëri nuk ka manual për ndërtimin e pallatit. Shtjefni: Kompania korrekte vetëm me procedurat formale (VIDEO)

Një tjetër zjarr në një pallat në Tiranë ka rikthyer në qendër të vëmendjes sigurinë në ndërtim dhe cilësinë e materialeve të përdorura në fasada. 

 

Ngjarja, e ndodhur vetëm pak ditë më parë në pallatin “Arlis”, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe ka nxitur debat mes ekspertëve për standardet që ndiqen në sektorin e ndërtimit në Shqipëri.

 

I ftuar në studion e “MCN Informacion”, arkitekti Gjergji Caca theksoi se përhapja e flakëve lidhet drejtpërdrejt me materialet e përdorura në fasadë. 

 

Ai u shpreh se, bazuar në përvojën e tij dhe vëzhgimet në terren, materialet duhet të jenë zjarrduruese dhe të mos krijojnë flakë.

 

Kam qenë edhe ditën e zjarrit dhe më pas. Nga ajo që pashë dhe nga dijenia ime për mënyrën si operohet me fasadat, materialet duhet të jenë zjarrduruese. Shkaku i përhapjes së flakëve janë materialet jo të duhura. 

 

Ai shtoi gjithashtu se mungesa e manualeve të qarta në ndërtim mbetet një problem serioz. 

 

Zjarri ka fazat e veta nuk e eliminon dot, por ti bënë projekte, bënë dhe mbrojtje dhe për të bërë projektin, por në Shqipëri nuk ka manual për ndërtimin e pallatit.

 

Nga ana tjetër, ndërtuesi Zef Shtjefni ngriti shqetësimin për përdorimin e materialeve më të lira për shkak të kostove, duke theksuar përgjegjësinë institucionale në këtë zinxhir.

 

Materialet kundër djegies zëvendësohen për shkak të kostove të larta. Janë një sërë zinxhirësh institucionalë përgjegjës për këto flakë,” deklaroi Shtjefni, duke përmendur konkretisht institucionet shtetërore dhe industrinë e ndërtimit si pjesë të përgjegjësisë. 

 

Ai shtoi se, edhe pse nga ana formale kompanitë mund të jenë në rregull, problemi qëndron te pasojat reale.

 

Kompania e ndërtimit është korrekte vetëm me procedurat formale, por pallati është djegur dhe njerëzit kanë mbetur jashtë.

 

Ekspertët bien dakord se mungesa e standardeve të detyrueshme dhe e manualeve teknike krijon hapësira për interpretime dhe shmangie nga praktikat më të sigurta. 

 

Situata ngre pikëpyetje të forta mbi mekanizmat e kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së ndërtimeve, si dhe mbi masat që duhet të ndërmerren për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy