PD rikthehet për reformën territoriale/ Musai: Bojkoti cenon demokracinë, mungesa do të ishte “vetëvrasje e fundit politike” (VIDEO)

PD rikthehet për reformën territoriale/ Musai: Bojkoti cenon demokracinë, mungesa do të ishte “vetëvrasje e fundit politike” (VIDEO)

Edhe pse kryetari i Partisë Demokratike kishte paralajmëruar bojkotimin e dy komisioneve të posaçme parlamentare, PD ka vendosur tashmë të marrë pjesë në punimet e tyre, përfshirë edhe ato që lidhen me reformën territoriale.

Analisti Ëngjell Musai, i ftuar në emisionin “MCN Live”, e vlerëson këtë vendim si të domosdoshëm për funksionimin e demokracisë, duke theksuar se bojkoti i institucioneve përbën një cenim serioz të saj.

Sipas Musait, nëse Partia Demokratike nuk do të merrte pjesë në këto komisione, do të kryente atë që ai e cilëson si “vetëvrasjen e fundit politike”.

Të gjitha gabimet e bëra nga opozita, si ajo aktuale ashtu edhe nga opozitat e mëparshme, kanë pasur pasoja të rënda. 

Në veçanti, praktika e bojkotimit të institucioneve ka qenë ndër më të dëmshmet, jo vetëm për opozitën, por për vetë demokracinë në tërësi.

Nuk duhet lënë asnjë shkak, sidomos në një situatë ku mazhoranca pret pikërisht momente të tilla, që opozita të lërë bosh vendet në Parlament dhe institucione, për t’i zënë ato pa kundërshtim.

Musai e cilësoi gjithashtu si gabim të kryer në të kaluarën, nën drejtimin e Sali Berishës, bojkotimin e reformës territoriale, duke shtuar se kjo reformë do të realizohet sipas projektit të Partisë Socialiste, pasi ajo zotëron votat, institucionet dhe mekanizmat vendimmarrës.

Bojkoti cenon demokracinë. Nëse PD do të refuzonte pjesëmarrjen, nuk do të kishte më askënd që ta ndiqte më pas. 

Ca bo bëj, do shkoj atje dhe nuk do lër ‘gurë e kusure’, PD duhet të shkojë në tryezë, të shprehë qëndrimet e saj, të mos lërë “gurë pa lëvizur” për atë që mendon dhe, në rast se nuk arrin të realizojë synimet e saj brenda institucioneve, t’u drejtohet qytetarëve dhe sovranit për të kërkuar zgjidhje politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy