Hasani: PS-ja dhe PD-ja shihen me indiferentizëm nga shqiptarët në Britani. S’ka asnjë informacion për mënyrën e votimit (VIDEO)

Hasani: PS-ja dhe PD-ja shihen me indiferentizëm nga shqiptarët në Britani. S’ka asnjë informacion për mënyrën e votimit (VIDEO)

Avokati Naim Hasani tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se PS-ja dhe PD-ja shihen me indiferentizëm nga shqiptarët në Britaninë e Madhe, pasi njëra parti është shkaktare e largimit të tyre nga Shqipëria dhe tjetra udhëhiqet nga një lider e shpallur non grata.

Sipas Hasanit takimet në diasporë janë thjesht një show për të parë se ku partitë kryesore e kanë mbështetjen.

Qytetarët shqiptarë janë shumë të interesuar të jenë pjesë e zhvillimeve në Shqipëri, por janë gjithashtu pjesë integrale e politikës dhe e jetës së përditshme në Britani të shohësh dy partitë kryesore, njëra që është shkaktarja që ata po largohen dhe partia e dytë, lideri i së cilës është shpallur non grata kërkojnë të kenë vota maksimale nga Britania e Madhe. Shihen me indiferentizëm. Nëse do kishte një lider që do kujdesshëm nuk do të kishte asnjë ngurrim që të kishte një pjesëmarrje të jashtëzakonshme . Këto takime janë thjesht një shoë. Një luftë për të parë se ku e kanë mbështetjen dhe ku nuk e kanë dy partitë kryesore.

Sa i përket mënyrës së votimit, nuk ka asnjë informacion, sesi do të votohet, në çfarë mënyrem për kë, kush do të jenë përfaqësuesit nga diaspora që do luajnë një rol aktiv. Ka një errësirë totale si do të zhvillohen këto zgjedhje veç brohoritjes së turmave që Rama mund t’i gjejë edhe në Britani siç i gjeti në Greqi dhe Itali.

Në Britani flitet se janë 150 mijë qytetarë shqiptarë dhe një pjesë e madhe e tyre kanë ardhur vitet e fundit, dhe një pjesë shumë e madhe janë me shtetësi. Një pjesë tjetër janë shqiptar që janë me shtetësi të vendeve të BE-së. Nuk e kanë aspak të vështirë që të votojnë në Shqipëri nëse i premtohet një sistem postal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy