Sulmi ndaj Iranit, Gjoni: Është fundi i regjimit, goditja finale do vijë nga vetë iranianët

Sulmi ndaj Iranit, Gjoni: Është fundi i regjimit, goditja finale do vijë nga vetë iranianët

Juxhina Gjoni, eksperte e marrëdhënieve ndërkombëtare, thotë se regjimit në Iran mund t’i vijë shumë shpejt fundi. Në një intervistë në MCN Tv, ajo u shpreh se pas sulmit të Izraelit, Irani do të përfshihet në trazira të brendshme. 

Mund të shikojmë një rrokadë të regjimit brenda në Iran. Mendoj që është fundi i regjimit. Nuk është e mundur më që SHBA  të jetë ajo fuqia ndërmokmbëtare dhe do të bëjë Zotin dhe do t’i çlirojë. Tërheqja e tyre nuk është një tërheqje në thelb që nuk do të marrin më pjesë në luftëra dhe nuk do të rrëzojnë regjime, por është thjesht një princip që duan t’ia shesin botës arabe dhe Lindjes së Mesme. Mendoj që fundi i regjimit është shumë afër. Goditja finale do të vijë nga popullsisa iraniane që pritet të ngrihet në protesta. 

Gjoni tha se riaktivizimi i konfliktit Iran-Izrael ka potencialin për t’u kthyer në një luftë që i kalon përmasat e asaj rajonale. 

Është një konflikt që shkon më gjerë se kaq. Flitet për goditje të bazave nëntokësore në Iran. Irai ka gjasa që të ketë njësi bërthamore në Korenë e Veriut. Kjo do të thotë që kemi aktorë të tjerë që i shtohen këtij konflikti dhe ai të bëhet më shumë sesa një konflikt rajonal. Në rast se do të kishim goditje në Korenë e Veriut ka gjasa të konflikti të merrte përmasa edhe më fatale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy