Premiera “Nëna” në Teatrin Eksperimental/ Aktorët Hysa dhe Brisku: Shfaqja metaforë për nënat që i ‘vrasim’ duke i braktisur

Premiera “Nëna” në Teatrin Eksperimental/ Aktorët Hysa dhe Brisku: Shfaqja metaforë për nënat që i ‘vrasim’ duke i braktisur

“Nëna” është premiera më e re e Teatrit Kombëtar Eksperimental, e cila që në shfaqjen e parë arriti rekord shikueshmërie.

Aktorët protagonist të shfaqjes, Enisa Hysa dhe Xhuljano Brisku, për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, sollën domethënien e shfaqjes dhe faktin se ajo metaforikisht flet për mënyrën se si po i ‘vrasim’ nënat duke i braktisur dhe duke i lënë në vetminë e tyre.

Enisa Hysa:

Ishte një shfaqje e cila që në fillim nuk e prisnim për impaktin që pati. Pastaj të punosh me aktoren dhe pedagogen Ema Andrea, e cila është shumë detajiste dhe është nder të punosh me të. Shfaqja sjell aktualitetin sesi po vuajmë sot marrëdhëniet familjare prind-fëmijë dhe faktin se ato po zbehen në rutinën dhe përditshmërinë tonë.

E gjitha kjo e parë në këndvështrimin e një nënë e cila prej gjatë tërë kohës që fëmijët ta vizitojnë dhe ti telefonojnë.

Xhuljano Brisku:

Roli im aty ishte nder më të vështirët që kam pasur. Në jetën e përditshme jam mjaft i konsoliduar me lidhje me nënën, dhe në rol më duhej ta ‘vrisja’ për ta lënë atë vetëm dhe të jetojë me të dashurën time.

Metaforikisht ne po i vrasim nënat duke ikur.

Shfaqja ka një nivel të lartë estetik. E realizuar përmes lëvizjeve, dialogu ka fjalë të shkurtra dje madje përsëritës dhe duke i shtuar kësaj edhe lëvizjet, bëhet akoma me intrigues.

Dhe herë pas here vrasja e nënës është simbolike.

Shfaqja ka marrë shumë duartrokitje nga spektatori në sallë, jemi kthyer disa herë për ti përshëndetur.

Shfaqja do të luhet sot dhe nesër dhe javën tjetër poashtu në skenën e Teatrit Eksperimental.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy