Bisedimet me Trump, kryeministri britanik: Unë do të mbështes Ukrainën

Bisedimet me Trump, kryeministri britanik: Unë do të mbështes Ukrainën

Kryeministri Keir Starmer ka përsëritur mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kievin. Gjatë një telefonate të zhvilluar këtë të shtunë mes dy liderëve, Starmer ka bërë me dije se do të diskutojë rëndësinë e sovranitetit të Ukrainës në bisedimet me Donald Trump javën e ardhshme.

Të dy udhëheqësit zhvilluan bisedën e tyre të dytë telefonike në katër ditë pas vendimit të presidentit amerikan Trump për të rihapur marrëdhëniet me Rusinë dhe për të kërkuar fundin e luftës në Ukrainë.

Rreth 2,000 njerëz marshuan drejt ambasadës ruse në Londrën perëndimore përpara përvjetorit të tretë të pushtimit të plotë të Vladimir Putinit.

Sipas një zëdhënësi të Downing Street, kryeministri tha gjithashtu se Ukraina duhet të jetë në qendër të çdo negociate për t'i dhënë fund luftës dhe mund të jetë e sigurt për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për t'i dhënë fund luftës ilegale të Rusisë.

Duke dhënë detaje rreth telefonatës, Doening Street tha se Starmer dhe Zelensky ranë dakord që ky ishte një moment i rëndësishëm për të ardhmen e Ukrainës dhe sigurinë evropiane në përgjithësi.

Keir Starmer  i tha gjithashtu Zelensky-t se ruajtja e sovranitetit të Ukrainës ishte thelbësore për të penguar agresionin e ardhshëm nga Rusia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy