Qeveria shqiptare pret që ekonomia të zgjerohet 3.8 % vitin e ardhshëm.
Buxheti do të kalojë të ardhura mbi 7 miliardë euro, mbi një rritje ekonomike prej 3.8% për vitin e ardhshëm.
Lidhur me këtë në një komunikim më MCN economy, eksperti i ekonomisë Enriko Ceko, vlerëson se teksa qeveria vlerëson një rritje të ekonomisë shqiptare me 19 miliardë të GDP , ndërsa nga ana tjetër BB ka një vlerësim tjetër, atëherë do duhej të ishte më i ulët.
Këto janë flluska, të rrisësh buxhetin në një kohë kur ti thua se kemi 18, 19 miliard GDP, në një kohë që Banka Botërore thotë që 40-45% e ekonomisë shqiptare është ekonomi e zezë dhe është e padukshme.
D.m.th. GDP e Shqipërisë nuk është 18-19 miliardë dollar, por qenka 36. Atëherë buxheti i shtetit nuk duhet të jetë 37, po duhet të ishte 14.
Pra këto zotërinjtë që ulen ti bëjnë buxhetin, të na tregojnë se ku i çojnë ato lekët që nuk duken aty në buxhetin e shtetit, ky është problemi kryesor. Sepse po të ishte buxheti i Shqipërisë 14 miliardë € ose dollarë , do flisnin ndryshe, do bëheshin llogari ndryshe.
Nisur nga kjo, Ceko, vlerëson që buxheti duhet të jetë vetëm Shqipërinë dhe shqiptarët, e jo buxhet për pushtetarët.
Puna është se këta që drejtojnë Shqipërinë, nuk dinë të folin me miliarda, këta dinë të flasim me qindra mijëra dhe me miliona sepse kaq janë lekët që u shkojnë atyre nëpër xhepa.
Shqipëria ka nevojë për njerëz vizionarë, që të mendojnë me miliarda, por këto miliarda të jetë për qytetarët, kur flasim për një buxhet shteti, ai duhet të jetë në funksion të sektorit privat jo shërbim të disa punonjësve të administratës, duhet të përfitojnë gjithë shqiptarët, kjo ka qenë vërejtja kryesore e dhjete viteve të fundit të FMN dhe BB, buxhet për Shqipërinë dhe shqiptarët, jo buxhet për pushtetarët.



