KQZ apel qytetarëve: Verifikoni emrin në listë, kontrolloni vendndodhjen, rinovoni dokumentet

KQZ apel qytetarëve: Verifikoni emrin në listë, kontrolloni vendndodhjen, rinovoni dokumentet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një njoftimi i ka ftuar sot qytetarët me të drejtë vote, që të verifikojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve, si dhe vendndodhjen e qendrës së tyre të votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

KQZ ka vënë në dispozicion edhe faqet zyrtare online ku mund të bëhet verifikimi i emrave në listat e zgjedhësve.

Pos tjerash, KQZ i bën apel qytetarëve që ju ka mbaruar ose ju mbaron afati i vlefshmërisë së dokumentit të identifikimit (Letërnjoftim/ ose Pasaportë) që deri në datën 25 prill të mund të aplikojnë për rinovimin e tyre.

Deklarata e plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote të verifikojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve, si dhe vendndodhjen e qendrës së tyre të votimit.

Kontrolli i listës së zgjedhësve dhe i vendndodhjes së qëndrës së votimit mundet të bëhet duke klikuar në rubrikën “Lista e Zgjedhësve” në faqen e internetit të të KQZ, ose atë të Ministrisë së Brendshme.

Në rast se konstatoni paregullsi tek të dhënat tuaja, apo dëshironi të ndryshoni ose të shtoni të dhëna në ekstraktin zgjedhor, paraqituni menjëherë pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë tuaj Administrative.

Gjithashtu, KQZ i bën apel qytetarëve që ju ka mbaruar ose ju mbaron afati i vlefshmërisë së dokumentit të identifikimit (Letërnjoftim/ ose Pasaportë) deri në datën 25 prill që të aplikojnë për rinovimin e tyre.

Procesi i votimit nuk mund të kryhet pa një mjet identifikimi të vlefshëm në ditën e zgjedhjeve. Ndaj, KQZ ju bën thirrje qytetarëve që të mos e lënë për në momentin e fundit por të drejtohen pranë zyrave të kompanisë “Aleat”, për të aplikuar për rinovimin e dokumentit të identifikimit.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, synohet të implementohet identifikimi elektroniki zgjedhësve,ndaj një dokument i identifikimit i vlefshëm është shumë i rëndësishëm për pjesëmarrjen tuaj në votim.

Të votosh është e drejtë por edhe përgjegjësi qytetare. Ndaj, verifikoni emrin në listën e zgjedhësve, qendrën tuaj të votimit dhe rinovoni dokumentin tuaj të identifikimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy