Gjatë shqyrtimit të projektligjit të startup-eve, pati diskutime mes deputetit të PD Arian Ndoja dhe përfaqësuesve të qeverisë, lidhur me rolin e ministres për Inteligjencës Artificiale “Diella”.
Ndoja pyeti përfaqësuesit e PS se “cilën ministri përfaqëson Diella” dhe "a është konsultuar nismëtari i projektligjit me të”.
Deputeti demokrat vuri në dukje se kemi dy ministri që kanë fusha dhe kompetenca në këtë fushë, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit si dhe Ministrja për AI-në.
“Nëse janë dy ministri që kanë një pjesë të veprimtarisë që qarkohet, i bie të bëhej konsultim edhe me ata, dhe të ishin të pranishëm në komision këtu. A kemi Diellën apo ministre Ekonomie?!”, pyet Ndoja.
Ndërkohë përfaqësuesi i mazhorancës Klevis Jahaj thotë se kompetencat janë të ndara.
“Diella ka kompetenca për AI-në, ministria përgjegjëse për Inovacionin është e parashikuar. Në këtë rast është ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit”.



