Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka mbërritur në Indi për një vizitë katër ditore, gjatë së cilës do të takohet me kryeministrin Narendra Modi.

Nju Delhi do të përpiqet të arrijë një marrëveshje të hershme tregtare dhe të shmangë tarifat e vendosura nga Donald Trump.
Presidenti amerikan tha në shkurt, gjatë vizitës së Modit në Shtëpinë e Bardhë, se ai kishte një lidhje të veçantë me liderin indian, por në ditën kur njoftoi tarifat, ai tha se kryeministri ishte një "mik i madh", por nuk "i kishte trajtuar mirë Shtetet e Bashkuara".
Vance dhe Modi do të shqyrtojnë përparimin në marrëdhëniet dypalëshe dhe do të shkëmbejnë pikëpamje mbi zhvillimet rajonale dhe globale me interes të ndërsjellë.



