“Më lejoni t’u them se po plakem”

“Më lejoni t’u them se po plakem”

Halle Berry sapo ka mbushur 57 vjeç dhe mosha e saj pak lidhje ka me pamjen. Por aktorja e Catëoman nuk e ka problem ta pranojë plakjen, pa u munduar ta fshehë pas make ip-it. "Më lejoni t'ju them se jam duke u plakur", tha ajo gjatë një Live në Instagram. "Po zbres nga froni, duke luftuar”, tha ajo.

Berry është shefe e komunikimit për Pendulum, kompani produktesh probiotike.

"Unë do ta pranoj plakjen, do të vazhdoj të marr të gjitha suplementet që më duhen," tha ajo.

Ajo thotë se "probiotikët janë një pjesë e madhe" e mënyrës se si ajo ka rregulluar stilin e saj të jetesës.

Berry shtoi se merr "një ton vitamina" duke përfshirë "kalcium për kockat".

"Unë jam pak a shumë një farmaci," tha ajo me shaka. Për shkak të diabetit, Berry ka shmangur sheqerin e përpunuar.

Vuajtja nga kjo sëmundje në fakt më ka bërë më të shëndetshme se shumë njerëz që njoh, sepse gjithmonë kam qenë shumë e vetëdijshme për këtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy